Nga Vendi
24 November 2025
Gjykata Themelore e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it

Gjykata Themelore në Koçan hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për të ndryshuar arrestin shtëpiak në arrest efektiv me burg për dy inspektorët e Zyrës së të Ardhurave Publike, D.P. dhe D.D., ndërsa nëntë të dyshuarit e tjerë janë me masa të caktuara paraprake. Ky vendim i Gjykatës Themelore të Koçanit u publikua sot në faqen e tyre të internetit.

“Këshilli sipas nenit 25 paragrafi 5 të Kodit të Procedurës Penale, në Gjykatën Themelore të Koçanit, duke vepruar mbi ankesat e paraqitura nga Prokuroria Publike e Koçanit kundër vendimeve të Gjykatësit të procedurës paraprake me të cilat dy të dyshuarve iu urdhërua vendosja në arrest shtëpiak, hodhi poshtë ankesat e paraqitura nga Prokuroria Publike e Koçanit kundër tyre dhe konfirmoi vendimet e Gjykatësit të procedurës paraprake, thuhet në deklaratën e publikuar. Inspektorët dyshohen se kanë marrë ryshfet dhe i kanë dhënë informacione djalit të pronarit të diskotekës “Pulse” në lidhje me kontrollet e paparalajmëruara”.



Të ndryshme
Më shumë
Leonora Jakupi fotografohet nga Paparazzi 6 September 2021
Modelja ruse reagon sërish dhe zbulon arsyen e ndarjes nga Don Xhoni 7 April 2022
Kuvendi sot do të debaton për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së22 July 2021