Nga Vendi
29 November 2025
Në Maqedoni gjatë vitit 2025 janë regjistruar 38 raste të reja me HIV/SIDA dhe tetë vdekje

Gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 38 persona të rinj me HIV/SIDA, që përfaqëson një incidencë prej 2,1 raste për 100.000 banorë, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik me rastin e 1 Dhjetorit – Ditës Botërore të Luftës kundër SIDA-s.

Numri i rasteve këtë vit është 25,5% më i ulët krahasuar me vitin 2024, kur u raportuan 51 raste. Për krahasim, në vendet e BE-së incidenca për vitin 2024 ishte 5,3 raste për 100.000 banorë.

Shumica e rasteve të reja në vitin 2025 janë banorë të Shkupit, ndërsa pjesa tjetër paraqiten si raste të izoluara në 14 qytete të ndryshme të vendit. Një rast i regjistruar është i një shtetasi të huaj.
 

Nga raporti i ISHP-së thuhet:

8 persona kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me SIDA-n. Nga 38 rastet e reja, 37 janë meshkuj dhe vetëm 1 femër.Mosha mesatare e të infektuarve është 35 vjeç, me diapazon nga 23 deri në 64 vjeç.73,7% e rasteve janë në grupmoshën 20–39 vjeç.Prevalenca në afat të gjatë

Maqedonia e Veriut konsiderohet vend me prevalencë të ulët të HIV-it. Nga viti 1987 deri në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 726 raste me HIV/SIDA. Megjithatë, ka një rritje të dukshme vitet e fundit – 32% e të gjitha rasteve janë regjistruar vetëm në pesë vitet e fundit.

Në të njëjtën periudhë kanë vdekur 138 persona nga shkaqe të lidhura me SIDA-n, që përfaqëson një shkallë vdekshmërie prej 18,2%.

Ndikimi i terapisë antiretrovirale

Sipas ISHP-së, terapia antiretrovirale ka përmirësuar ndjeshëm mbijetesën e njerëzve që jetojnë me HIV. Në 10 vitet e fundit, nga 447 rastet e regjistruara, vetëm 33 kanë përfunduar me fatalitet, që është një shkallë vdekshmërie prej 7,4%.
 

Rrugët e transmetimit

62,1% e rasteve janë burra që kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.

Transmetimi heteroseksual është regjistruar tek 229 raste gjithsej



Të ndryshme
Më shumë
18-vjeçarja e vrarë në Ferizaj është mbesa e këngëtares së njohur kosovare24 August 2021
Kreu veprimtari ilegale në xhami, kallëzim penal për hoxhën16 June 2021
Vjosa Osmani nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes krah SHBA-së: Moment historik për Kosovën23 January 2026