Nga Vendi
22 June 2020
MPB-ja, e gatshme për zgjedhje të drejta

MPB-ja ka formuar shtabin qendror operativ, që duhet t’i planifikoj dhe realizoj të gjitha aktivitetet zgjedhore. Janë formuar edhe shtabet lokale nëpër sektorët e punëve të brendshme që zgjedhjet më 15 korrik të kalojnë pa vërejtje.

Trajnimet e policëve janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Shkup, dhe gjithashtu është përgatitur një aplikacion për këtë qëllim. Po merren të gjitha masat e nevojshme dhe unë mund t’i siguroj qytetarët se Ministria e Brendshme garanton se do të kemi proces zgjedhor siç kërkohet nga çdo vend evropian, që në mënyrë të sigurt të gjithë ta shprehin vullnetin e tyre në kutinë e votimit”-tha Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Sipas ligjit të ministrisë së brendshme, policët nuk duhet jashtë orarit të punës, të vendosen në funksion të partive politike. Duhet të përmbahen nga çdo provokim i aktivistëve të partive politike. MPB-ja do të intervenojë në rast se gjatë fushatës do të vërehet ndonjë parregullsi ose në ditën e zgjedhjeve regjistrohet ndonjë tentim për thyerjen e kutive të votimit ose votim familjar.



Të ndryshme
Më shumë
Kush ja bën fotot provokuese? Ledina Çelo: Burri ka hequr dorë29 July 2021
Humb jetën një grua nga Ohri në aksident me motoçikletë18 August 2020
Plazhin “në derë të shtëpisë”, vlonjatja merr rreze në ballkon… pa mbathje!28 August 2020