Nga Vendi
4 December 2025
Tetova pret për herë të parë Elhaid Cufin në promovimin e “Postieri Dashnisë”

Në Tetovë po përgatitet një event i veçantë kulturor, ku Universiteti i Evropës Juglindore – UEJL, do të mirëpresë shkrimtarin e dashur të të rinjve, Elhaid Cufi. I njohur për poezitë e tij të ndjera dhe të veçanta, të cilat prej vitesh janë bërë pjesë e komunikimit emocional mes të rinjve shqiptarë, autori shkodran do të takohet për herë të parë drejtpërdrejt me lexuesit e tij në Maqedoninë e Veriut. Promovimi i librit të tij më të ri, “Postieri Dashnisë”, pritet të sjellë një atmosferë të ngrohtë letrare, ku adhuruesit e tij do të kenë mundësi ta dëgjojnë autorin, të diskutojnë mbi krijimtarinë e tij dhe të marrin autografe.

Detajet e eventit:

-Promovimi i librit: “Postieri dashnisë”

-Autori: Elhaid Cufi

-Vendi: UEJL – Amf 4 (LH4)

-Koha: Ora 13:00

-Data: 11.12.2025

Ky promovim premton të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore për Tetovën dhe një mundësi e artë për të gjithë admiruesit e poezisë bashkëkohore shqiptare që të jenë pranë njërit prej autorëve më të dashur të momentit./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999 7 July 2021
Bekim Fazliu: Gjykimi ndaj UÇK-së është padrejtësi dhe maskarallëk juridik ndërkombëtar10 February 2026
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka shënuar rritje brenda pesë ditëve26 October 2021