Nga Rajoni
5 December 2025
Nga Ardita Sinani: Një ditë historike për Luginën e Preshevës

 

Në dëgjimin kongresional në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve – në Nënkomitetin për Evropë – u shënua një hap i madh dhe i shumëpritur për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryetari i Nënkomitetit, miku ynë, Kongresisti Keith Self, e bëri çështjen tonë pjesë të politikës zyrtare të jashtme amerikane. Ai foli qartë dhe hapur për pasivizimin dhe diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve nga Beogradi, duke paralajmëruar rrezikun real që këto praktika paraqesin për stabilitetin në Ballkan. Kjo Rezolutë në Kongresin Amerikan për shqiptarët e Luginës së Preshevës është një moment i shumëpritur që vjen pas dekadash angazhimesh dhe qëndrueshmërie për drejtësi, liri dhe barazi.

Rezoluta kërkon një raport të plotë të Departamentit të Shtetit mbi:

* pasivizimin e adresave – të cilin Kongresi e cilëson “spastrim etnik me mjete administrative”;

* mosnjohjen e diplomave;

* mungesën e përfaqësimit proporcional;

* dhe praktikat e tjera diskriminuese që shqiptarët i përjetojnë çdo ditë.

Zëri i Luginës sot u dëgjua fuqishëm. Kjo nuk është vetëm politikë, por është kërkesë për drejtësi dhe trajtim të barabartë, që më në fund po hyn në agjendën zyrtare të Kongresit Amerikan.

Mirënjohje të thellë për angazhimin e pashterrshëm të miqve tanë që për vite kanë punuar për këtë kauzë, duke filluar nga Joe dhe Shirley DioGuardi të Ligës Qytetaro-Shqiptaro-Amerikane, që kanë qenë gjithmonë zëri i Luginës në Washington.

Faleminderim edhe për Gino Mulliqin dhe komunitetin e përkushtuar në Texas, si dhe për Faton Bislimin, të cilët po kontribuojnë fuqishëm që çështja jonë të marrë vëmendjen e merituar ndërkombëtare. Gjithashtu falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e saj të vazhdueshme. Kjo mbështetje institucionale në Kongresin Amerikan është një mesazh i qartë:

Lugina e Preshevës nuk është e harruar.

Të drejtat tona nuk mund të shtypen pafund.

Dhe kërkesa jonë për drejtësi, liri dhe barazi po dëgjohet.

Vazhdojmë përpara, me miq të fuqishëm krah nesh!

: Marë nga Fb -Ardita Sinani



Të ndryshme
Më shumë
OBSH parashikon 236 mijë vdekje të tjera në Evropë nga Covidi deri në dhjetor30 August 2021
Tetova me rekord të ri mortaliteti23 June 2021
Kuka: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë29 July 2021