Nga Vendi
6 December 2025
Aleanca për Shqiptarët thirrje për protestë masive në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së

 

Aleanca për Shqiptarët ka shpallur mbështetjen e plotë për protestën e 13 dhjetorit në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në mbrojtje të, siç e quajnë ata, “luftës së pastër për çlirimin e Kosovës” dhe drejtuesve të UÇK-së që “padrejtësisht mbahen në burg”. Në reagimin e partisë thuhet se “çdo njollë dhe akuzë ndaj tyre është tentim për të njëllosur luftën më të pastër dhe më të drejtë që mban mend historia e luftërave të kombeve për liri”.

Aleanca u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve pa dallime politike që të bashkohen në protestë për të ngritur zërin “për drejtësi dhe liri”. Partia thekson se kjo çështje është më shumë se një debat politik, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi kolektive: “Kjo duhet të jetë kauzë e çdo shqiptari… kjo nuk është një betejë individuale e as politike, por një betejë kombëtare që na tangon të gjithë”.

 

 

 

Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se ngritja e zërit është “obligim moral” për të mbrojtur “dinjitetin e një pjesë të lavdishme të historisë sonë”.

Deklarata mbyllet me nënshkrimin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. / Almakpress

 



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan26 November 2021
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 17:00 është 38.78 për qind15 July 2020
Regjistruesit nuk dalin në terren! Simovski: Qeveria do të jep detaje 9 September 2021