Nga Vendi
9 December 2025
Banorët e Shkupit kanë 36 milionë euro borxh në tatime

Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Qytetit të Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e qytetit.

Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml.

Nga Qyteti ofrojnë edhe numër kontakti ku qytetarët mund të telefonojnë për më shumë informacion.

  • për tatimin në pronë: 072/204-434 dhe 02/3207-546, si dhe adresat e email-it: [email protected], [email protected],
  • për tatimin në qarkullim, trashëgimi dhe dhuratë: : 02/3297-298 dhe 02/3297-296, si dhe adresa e email-it: [email protected],
  • për tatimin në shërbime nga kompanitë: 02/3297-314, si dhe adresa e email-it: [email protected], dhe
  • për kontabilitetin tatimor: 02/3297-298dhe 02/3297-296, si dhe adresa e email-it: [email protected].

Taksa mund të paguhet edhe në sportelet e Qytetit të Shkupit të cilat janë të hapura çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 19:00 dhe të shtunën më 13 dhjetor.



Të ndryshme
Më shumë
Bekir Halimi reagon pas shpalljes “non grata”: Nuk kam marrë njoftim zyrtar, po pres konfirmim nga Ambasada 4 August 2026
Rezultatet në Komunën e Kumanovës me 30% të votave të numëruara31 October 2021
Valon Syla nervozohet, bërtet dhe kritikon aksion në veri: “Njësia Speciale veç ka nejt edhe ka hangër pashteta”28 September 2021