Nga Vendi
19 July 2020
Maqedoni: 127 raste të reja me COVID-19, humbin jetën tetë persona

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve nga 904 testime janë regjistruar 127 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja Shkupi ka 57 raste, Kumanova 4, Shtipi 13, Tetova 6, Struga 10, Ohri 7, Gostivari 89, Kavadari Demir Hisari me nga 1 rast, Kratova dhe Probishtipi me nga 2 raste, Kërçova me 4 raste dhe Sveti Nikole 12 raste.

Nga MSH bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe tetë pacientë, prej të cilëve pesë janë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Struga dhe një nga Kërçova.

Instituti për Shëndet Publik poashtu regjistroi edhe 83 pacientë të shëruar. Deri tani në Maqedoni janë bërë 85.820 testime për coronavirus.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 9.153, numri i të shëruarve 4.810, numri i të vdekurve 422, ndërsa momentalisht ka 3.921 raste aktive./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria Kurti i përgjigjet thirrjeve nga Shkupi për t’iu bashkuar minishengenit: Nuk e ka miratimin tone29 July 2021
Vëllezërit Mziu: Kosova, vendi më i mirë në botë për të jetuar, nuk e ndërrojmë as me Zvicrën 3 August 2021
Regjistrimi i diasporës , Selami: Aplikacioni pre e hakerëve , regjistroni të afërmit21 September 2021