Nga Rajoni
12 December 2025
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”. Në aksident janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime trupore. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet tjera relevante, të cilat janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe nje veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lendime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjajres përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante. Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për KosovaPress.

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla tragjike.



Të ndryshme
Më shumë
HOLLYWOOD surprizon shqiptarët, do bëjë serial për HAKLAJT e Tropojës! 9 July 2020
Tayna me një tjetër sukses por kësaj here nuk ka të bëjë me muzikën21 June 2021
Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, i jep fund 16 viteve qeverisje të Orbanit13 April 2026