Nga Vendi
12 December 2025
Detaje të reja nga rrëzimi i Avionit Sportiv në Liqenin e Mavrovës

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se sot (12.12.2025) në ora 12:35 është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”.
“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thuhet në njoftimin e SPN-Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti nga Gostivari: Në gjithë këto vite asgjë nuk kemi dhuratë, të gjitha i kemi arritur me shumë s akrificë 8 July 2020
Ligji i ri: Veturat nga këto shtete nuk kanë më nevojë për homologim17 June 2021
Presidenti sllovak Pellegrini qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, do të takohet me krerët shtetëror14 October 2025