Nga Vendi
12 December 2025
Valmir Aziri nderohet me çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Posterit në Tetovë

Në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit, që u zhvillua në Tetovë, artisti Valmir Aziri u nderua me çmimin special të këtij festivali prestigjioz. Çmimi iu dorëzua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij, z. Florian Qehaja, i cili e përcolli vlerësimin në emër të drejtorisë së festivalit. Mes një audience të përbërë nga studentë, artistë dhe kolegë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni, drejtori i festivalit, z. Rrezeart Galica, mbylli me sukses këtë edicion, duke e konsoliduar Tetovën si një qendër të rëndësishme të artit pamor në nivel ndërkombëtar.

Falë angazhimit të Drejtorit të Festivalit dhe mbështetjes së Drejtoreshës së Galerisë së Tetovës, znj. Arbenita Meta, qyteti këtë vit u vendos fuqishëm në hartën ndërkombëtare të krijimtarisë vizuale, duke dëshmuar potencialin e tij të vazhdueshëm në përkrahjen e artit dhe kulturës./AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
Zaev nuk mund të besojë që partitë opozitare shqiptare bashkëpunojnë me VMRO-në22 October 2021
LSDM: Në të dhënat e paraqitura nga KSHZ ka mangësi dhe gabime serioze16 July 2020
Si të ulni tensionin e lartë me 3 metoda natyrale 6 May 2021