Nga Vendi
13 December 2025
Nis protesta në Shkup në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, pamje nga sheshi "Skënderbeu"

Qindra protestues kanë arritur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, para fillimit të protestës gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.

Protesta ka karakter paqësor, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësojë siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhje lokale në katër komuna, proces i qetë në Gostivar dhe Vrapçisht11 January 2026
Lajm i keq për pushuesit/ Javën që vjen bien temperaturat, priten reshje shiu 2 August 2020
Kandiq: Vuçiq dhe Brnabiq po i gënjejnë serbët në Kosovë30 September 2021