Sport
15 December 2025
Megi Doçi fiton “Topin e Artë” për vajza 2025, trofeun e dorëzon anëtarja e KE-së, Anila Basha

Megi Doçi, sulmuesja e Kombëtares shqiptare dhe e Vllaznisë, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vajza 2025.

Ky është trofeu i tretë i këtij lloji në karrierën e saj, duke e bërë atë një nga futbollistet më të spikatura në historinë e futbollit të vajzave në vendin tonë.

Në garë për këtë çmim të rëndësishëm ishin edhe futbollistet Xhesika Ndoj (Gramshi), Arbiona Bajraktari (Vllaznia) dhe Xhulia Xhindole (Apolonia).

Trofeu iu dorëzua Megi Doçit nga anëtarja e KE-së, Anila Basha.

Pas marrjes së çmimit, mes emocionesh, Megi Doçi u shpreh shumë e lumtur për rikthimin te fitimi i “Topit të Artë” për vajza, duke ia dedikuar këtë arritje familjes së saj dhe klubit të Vllaznisë.



Të ndryshme
Më shumë
Amasadorja portugeze në Maqedoni demanton pohimet e mediave bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase30 June 2021
Jakup Huseini është kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës11 September 2026
Kim Kardashian merr gjithë vëmendjen në veshjen e ngushtë ngjyrë rozë18 October 2021