Nga Rajoni
27 September 2026
Vlora Çitaku ngre shqetësimin për interpretimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet në rastin e ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se një paragraf i caktuar në arsyetimin e çështjes duhet të lexohet me “shumë vëmendje”, pasi, sipas saj, ai ngre pyetje për mënyrën se si mund të interpretohet lufta e UÇK-së dhe lufta për pavarësinë e Kosovës.

“Pastaj më thoni se këtu nuk po gjykohet vetë qëllimi i luftës së UÇK-së”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka paralajmëruar se interpretimet e tilla mund të krijojnë precedent për mënyrën se si do të shkruhet dhe interpretohet lufta e Kosovës në të ardhmen.

Çitaku ka theksuar se debati nuk duhet të kufizohet vetëm te katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Mos lejoni që mosdurimi ndaj katër emrave t’ju verbojë. Sepse çështja këtu shkon përtej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, ka shkruar ajo.

Sipas Çitakut, nëse lufta kundër atyre që kundërshtonin pavarësinë e Kosovës trajtohet si pjesë e një “ndërmarrjeje kriminale”, atëherë çështja shkon përtej përgjegjësisë individuale dhe prek mënyrën se si cilësohet lufta për pavarësinë e Kosovës.

“Dhe kjo është shumë më e madhe se katër emra. Lexojeni. Ftohtë. Pa simpati politike. Pa antipati politike. Pastaj flasim për pasojat”, ka përfunduar Çitaku.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria: WiFi falas në hapësira publike të Maqedonisë së Veriut29 September 2021
E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re bashkëshortja e deputetit të PS18 September 2026
Gucati thirrje Kurtit: Shkarkoje Donika Gërvallën, dorëzoi dokumente në Hagë18 September 2026