Nga Vendi
21 December 2025
Dy shtetas të Maqedonisë humbin jetën në aksident në autostradën Beograd – Nish

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit.

Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë.



Të ndryshme
Më shumë
VIDEO/ ‘Shqiptarët na vunë në rresht, na poshtëruan’, grekëve nuk u del inati: ‘Duhet ligji i ...19 January 2021
Uji në Gostivar, Mickoski pret normalizimin, opozita kërkon përgjegjësi institucionale 1 August 2026
Donika Gërvalla depoziton kallëzim penal ndaj ministres serbe pas deklaratave për Kosovën16 July 2026