Nga Vendi
25 December 2025
Pyetjet e deputetëve në seancën e sotme kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancën e 78-të me një pikë të vetme në rend të ditës – pyetjet e deputetëve.

Zakonisht, këto seanca plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit.

Sipas Rregullores së Punës, pyetjet drejtuar Kryeministrit dhe ministrave bëhen së pari nga deputetët e opozitës.
Sipas Rregullores së re të Punës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, një seancë për pyetje parlamentare nga deputetët e opozitës mbahet një herë në muaj dhe zgjat dy orë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbajë sot një takim joformal me përfaqësuesit e medias, në të cilin do të diskutohen aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit.



Të ndryshme
Më shumë
Anglezi gjen një “shishe të shtrigave” të shekullit XIX – përmbante flokë, urinë dhe një dhëmb njerëzor 6 July 2021
Carovska: S’ka indikacione për ndryshim të modelit në mësimdhënie15 September 2021
Aktorja e njohur turke shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 202129 September 2021