Sport
1 January 2026
Provimi i fundvitit në Klubin e Karatesë Arion përmbylli vitin sportiv 2025

 

 

Dje u mbajt provimi i fundvitit në Klubin e Karatesë Arion në Tetovë, me miratim nga Karate Akademia e Maqedonisë së Veriut, ku nxënësit u testuan për gradimet 5-KYU (brezi i verdhë) dhe 4-KYU (brezi i kuq), duke u përmbyllur zyrtarisht viti sportiv 2025. Aktiviteti u zhvillua nën udhëheqjen e Veton Muratit, instruktor botëror i karatesë (5 Dan), komesar i garave pranë Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Klubit të Karatesë Arion. Procesi i vlerësimit u realizua nga një Komision Vlerësues me përbërje profesionale. Në përbërje të komisionit morën pjesë Prof. Berat Jakupi, ish-kampion i shumëfishtë evropian dhe kryetar i Klubit të Karatesë ASIART – Gostivar, znj. Griselda Geci, defektologe dhe drejtoreshë e Qendrës “Fluturo për Jetën”, z. Hajredin Azizi, anëtar i jashtëm i nderit, mbështetës i sportit të karatesë dhe ish-karatist, si dhe Veton Murati si kryetar i Komisionit Vlerësues.

 

 

 

Nxënësit u vlerësuan pozitivisht, pasi përmbushën kushtet e demonstrimit të disiplinës dhe teknikave bazë Kihon, luftës me kundërshtar të imagjinuar Kata, si dhe disiplinës së demonstrimit të dyluftimit nga teknikat Kumite. Në përfundim të provimit, kandidatët u graduan me sukses me titujt 5-KYU dhe 4-KYU, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe përparim teknik.

 

 

Klubi i Karatesë Arion shprehu falënderim për Komisionin Vlerësues, asistentët e klubit Drin Limani dhe Amin Osmani, prindërit dhe nxënësit për angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë gjithë vitit sportiv.



Të ndryshme
Më shumë
Ndahet nga jeta “nëna e telenovelave”, Kasandra 2 July 2021
Ndryshime ne? policine? e shtetit – fuqizohen shqiptarët!26 July 2020
Fifi përlot duke rrëfyer: E çova në pushime, ai më erdhi me dashnore ma hapi ajo telefonin16 October 2021