Nga Vendi
1 January 2026
Ndahet nga jeta ish-Kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë ish-Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, akademiku dhe profesori i nderuar, Nexhat Daci. Akademik Daci ishte një personalitet i veçantë që kombinoi dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit. Gjatë viteve të nëntëdhjeta, ai kontribuoi fuqishëm për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke punuar ngushtë me Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova. Kontributi i tij në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale të Kosovës.e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale të Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700 mijë doza të vaksinës, bën thirrje për vaksinim23 August 2021
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 12.994 vaksina30 June 2021
Qeveria për Koçanin: Është betejë e përbashkët, të prekurit nga tragjedia nuk duhet të ndjehen të vetëm10 June 2025