Nga Vendi
2 January 2026
I dyshuari për vrasjen në Çarshinë e Shkupit kapet në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për vrasjen e një shtetasi turk në natën e Vitit të Ri në Çarshinë e Shkupit. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, në koordinim me Policinë Kufitare. I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar më 2 janar 2026, rreth orës 00:30. Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa pritet vazhdimi i procedurave të mëtejme ligjore në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

 

Burimi: TV21



Të ndryshme
Më shumë
Panik në shkollën “Stiv Naumov” në Manastir pas kërcënimeve të një nxënësi 8 May 2026
VLEN: Garantojmë bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë ndërkombëtarë20 May 2025
Legalizimi i kanabisit, VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit21 July 2021