Nga Vendi
8 May 2026
Panik në shkollën “Stiv Naumov” në Manastir pas kërcënimeve të një nxënësi

Kërcënimet e dyshuara nga një nxënës kanë shkaktuar shqetësim te prindërit dhe nxënësit në shkollën fillore OU Stiv Naumov në Bitola, pasi në ambientet e shkollës janë gjetur fletëza me përmbajtje kërcënuese për sigurinë.

Sipas informacioneve të bëra publike nga prindërit, nxënësi në fjalë dyshohet se edhe më herët kishte shpërndarë mesazhe kërcënuese dhe fyese përmes rrjeteve sociale dhe jashtë shkollës. Rasti i fundit përmbante edhe një datë konkrete, çka ka shtuar frikën dhe pasigurinë te komuniteti shkollor.

Rasti është raportuar në polici dhe në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa nxënësi përkohësisht nuk do të ndjekë mësimin me prani fizike, por online.

Drejtori i shkollës, Aleksandar Piskacev, deklaroi se siguria e nxënësve dhe stafit nuk është e rrezikuar dhe apeloi që të mos përhapen spekulime, duke shtuar se institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Vulin: Greqia më konfirmoi se nuk do ta njohin Kosovën10 August 2021
BE: Të ulen tensionet nga të dyja palët, negociatorët e Kosovës dhe Serbisë së shpejti në Bruksel27 September 2021
Dita e dytë e fushatës, partitë prezantojnë kandidatët për kryetarë komunash29 September 2021