Nga Vendi
5 January 2026
Ali Ahmeti: Mbështetje e palëkundur për SHBA-në dhe lidershipin e Presidentit Donald Trump

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleat strategjik. Ahmeti thekson se kjo mbështetje “ka qenë dhe mbetet zgjedhje e qartë dhe e drejtë”, duke vënë në pah rëndësinë e partneritetit me SHBA-në në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe sigurisë globale. Në reagimin e tij, ai shpreh mbështetje të drejtpërdrejtë për lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin amerikan kundër regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale, duke nënvizuar se “qëndrimi i fortë ndaj narkoliderëve dhe krimit të organizuar është mbrojtje jo vetëm për Amerikën, por për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”. Ahmeti thekson se popujt meritojnë të jetojnë të lirë, me institucione demokratike dhe sundim të ligjit, ndërsa rikujton se historia ka dëshmuar se “kur Amerika udhëheq me vendosmëri, liria fiton”. Duke iu referuar edhe përvojës historike, ai nënvizon se rrugëtimi drejt lirisë është dëshmi e drejtpërdrejtë e mbështetjes amerikane, ndërsa shton se partneriteti transatlantik forcohet kur mbështetet në vlera të përbashkëta dhe qëndrim të bashkuar përballë tiranisë. Reagimin e tij, Ahmeti e përmbyll me mesazhin: “Kur Amerika qëndron e fortë, qëndrojmë të fortë së bashku.”/Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Ndërruan jetë babë e bijë nga Shkupi, Selam Asani dhe Magribe Asani Berisha30 August 2021
Nuk u pëlqejnë dënimet për masa, kosovarët nisin e rrahin policët e Kosovës 1 September 2021
Mijëra shqiptarë në pritje të miratimit të Ligjit për shtetësinë në Maqedoninë e Veriut23 July 2021