Nga Vendi
8 January 2026
Valbon Limani, vizion i qartë dhe mbështetje e gjerë qytetare

 

 

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), dr. Valbon Limani, vijon të konsolidojë mbështetjen qytetare përmes takimeve të hapura dhe dialogut të drejtpërdrejtë me banorët. Takimi me bashkëvendësit e Ravenit u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë, ku diskutimi, mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve dëshmuan angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Një tjetër takim domethënës u mbajt me banorët e lagjes “Sahati” në Gostivar, ku dr. Valbon Limani prezantoi orientimet kryesore programore për mandatin e ardhshëm, me fokus në zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe avancimin e shërbimeve publike. Në këtë takim morën pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, z. Valdet Xhaferi, deputetët e AKI-së prof. Halil Snopçe dhe Talat Xhaferi, si dhe shefat e shtabeve zgjedhore.

Banorët shprehën interes dhe mbështetje për konceptin e vazhdimësisë qeverisëse të dr. Valbon Limanit, duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 janarit për drejtimin dhe zhvillimin e ardhshëm të Komunës së Gostivarit. Takimet konfirmojnë besimin qytetar dhe vizionin e qartë për një qeverisje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.



Të ndryshme
Më shumë
Norvegjia i thotë lamtumirë veturave me naftë dhe benzinë, nga 2022 do të blejnë vetëm ato elektrike27 September 2021
Debati për vaksinën Astra Zeneca, ministri Vitia vaksinohet sot 8 July 2021
Edhe shqiptarët e Maqedonisë nisen drejt Tiranës, radhë kilometerike në doganë 7 June 2025