Nga Bota
29 September 2021
Çifti ndërron jetë nga COVID-19 – vdiqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit

Kal dhe Linda Danam gjithçka kanë bërë së bashku – dhe atë deri në fund të jetës.

Çifti bashkëshortor nga Michigan, ndërruan jetë nga COVID-19 në një distancë kohore prej vetëm një minute – duke ia mbajtur njëri-tjetrit dorën, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Kal, 59-vjeç dhe Linda, 60, ishin plotësisht të vaksinuar, kanë pasur probleme me sëmundje kronike dhe ishin më të ekspozuar ndaj infeksionit, ka bërë të ditur e bija e tyre Sarah.

“Dashurinë që e ndjenin për njëri-tjetrin ka qenë fantastike. Ata kanë qenë njerëzit që do të donit t’i takonit. Dua në atë mënyrë të plakem, të ndjejë një dashuri të tillë”, ka thënë Sarah në Fox Neës.

Por jeta e tyre ndryshoi në korrik, kur dyshja u sëmurën gjatë kohës kur po bënin kamping. Në fillim menduan se janë ftohur, por gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua – duke u detyruar të ndërpresin kampingun.

Në një afat kohor prej disa ditësh, çifti Danam u hospitalizuan dhe u futën në respirator. E vikendin e kaluar, mjekët i thanë familjarë se do t’i shkyçin nga aparati që i mbante në jetë, por Danamët kishin “plane tjera.

Dyshja u vendosën në të njëjtën dhomë dhe disa momente më pas Kal ndërroi jetë, e vetëm një minutë pas tij edhe Linda.

E për shkak të këtyre rasteve, në botë ka filluar të aplikohet dhënia e dozës së tretë (përforcuese) për personat që kanë probleme të tilla shëndetësore dhe kanë nevojë për rritje të imunitetit.



Të ndryshme
Më shumë
“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër për shtetin e gruas nga Peja që u vra nga kunati i saj26 October 2026
Meksika Garanton Sigurinë për Finalet e Botërorit 2026 6 March 2026
Çitaku për takimin rreth apelit në Hagë: Jemi pajtuar që diskutimet të mbeten konfidenciale - duhet të flasë puna, jo deklaratat 7 November 2026