Nga Vendi
11 January 2026
Procesi zgjedhor në Vrapçisht po zhvillohet normalisht

Sot po mbahen zgjedhjet e përsëritura lokale në katër komuna të Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosarritjes së censusit në raundin e dytë të zgjedhjeve të kaluara.

Në Komunën e Vrapçishtit, ku janë të regjistruar 27.279 votues dhe janë hapur 39 qendra votimi, procesi po vijon rregullisht. 

Sipas të dhënave tona, rrugët janë të pastruara në të gjithë territorin e komunës, duke garantuar qarkullim normal dhe qasje të lehtë të qytetarëve drejt qendrave të votimit, edhe përkundrejt kushteve të pafavorshme atmosferike. Po ashtu, raportohet se dalja e votuesve është e mirë dhe konstante, ndërsa procesi po zhvillohet i qetë, pa probleme dhe në përputhje me rregullat zgjedhore. 

Edhe pse moti paraqet sfida, procesi zgjedhor në Vrapçisht po zhvillohet normalisht, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve dhe autoriteteve për realizimin e të drejtës së votës.



Të ndryshme
Më shumë
Tre liderët e LEN-it dhe Bekim Qoku nisen drejtë Amerikës16 January 2024
Adelina rrënqethë me fjalët për Cimën për festën e Kurban Bajramit 21 July 2021
Nga e mërkura, pritet të hiqet ora policore!15 June 2021