Nga Rajoni
13 January 2026
Policia e Shtetit Shqiptar feston 113-vjetorin e themelimit

 

Policia e Shtetit Shqiptar shënon sot 113-vjetorin e krijimit të saj, duke qenë një nga institucionet më të hershme të shtetit shqiptar. Më 13 janar 1913, Qeveria e Ismail Qemalit mori vendimin për themelimin e forcave të rendit, duke ngarkuar me organizimin e xhandarmërisë Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Halim Gostivari u emërua drejtori i parë i Policisë së Shtetit.

Më 3 qershor 1913, u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës “mbi formimin e Milicisë shqiptare”, duke hedhur themelet e funksionimit institucional të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri.



Të ndryshme
Më shumë
Një supernova në Tokë para 33 mijë vitesh 2 September 2020
Shkëndija kualifikohet, ambasadori Meidani: Sot të gjithë festojmë me ju30 July 2026
Sot konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, Pendarovski do t’ia jep mandatin kryeministrit shqiptar26 January 2024