Nga Vendi
30 July 2026
Shkëndija kualifikohet, ambasadori Meidani: Sot të gjithë festojmë me ju

Kualifikimi i Shkëndijës së Tetovës në turin e tretë të Ligës së Konferencës ka sjellë urime edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.
Përmes një reagimi, Meidani përgëzoi skuadrën tetovare për paraqitjen dhe fitoren ndaj ekipit slloven, duke e cilësuar ndeshjen si spektakolare dhe suksesin si të merituar.
“Urime kampionëve të Shkëndijës së Tetovës për lojën spektakolare, fitoren e merituar ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës!”, shkroi ambasadori Meidani.
Ai theksoi gjithashtu karakterin dhe krenarinë e skuadrës, duke shtuar se, “kur luhet me zemër, karakter dhe krenari kuqezi, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme”.
Në fund të reagimit të tij, Meidani u shpreh se suksesi i Shkëndijës është një moment feste për të gjithë, duke shkruar, “Sonte të gjithë festojmë me ju!”.



Të ndryshme
Më shumë
Historiani Gjorgjiev jep dorëheqje nga Komisioni i Historisë me Bullgarinë22 October 2021
Një ligj i ri në BE do t’i detyrojë prodhuesit e telefonave të krijojnë bateri të zëvendësueshme10 January 2024
Trajanov propozon Kuvend me 90 ulëse dhe një njësi zgjedhore30 August 2020