Nga Vendi
13 January 2026
Kasami i prerë: Asnjë bashkëpunim me BDI-në sa kohë Ali Ahmeti është në krye

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherësh një nga figurat kyçe të VLEN-it, Bilall Kasami, ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi bashkëpunimi me BDI-në e udhëhequr nga Ali Ahmeti. Në një intervistë për Alsat, Kasami theksoi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve politike apo skenarëve të mundshëm brenda opozitës shqiptare.
Ai sqaroi se edhe në rast se bashkimi i VLEN-it do të dështonte, nuk do të ketë asnjë afrim me BDI-në, duke nënvizuar se bashkëpunimi me këtë parti është i pamundur përderisa Ali Ahmeti vazhdon të jetë kryetar.



Të ndryshme
Më shumë
Shtabi i krizës COVID19 pranë komunës së Tetovës me kërkesë për rritjen e kapaciteteve për vaksinim23 August 2021
Zv.ministrja Naumovska kërkon që viti shkollor të fillojë më 15 Shtator14 August 2020
ShBA: Pasagjer në fluturim riatdhesimi del pozitiv me hantavirus11 May 2026