Nga Vendi
18 January 2026
Bekim Sali përfaqëson vendin në Davos, në Takimin e Lidershipit për sfidat globale

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, do të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit që do të mbahet në Davos nga data 19 deri më 22 janar.

Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar do të mbledhë liderë botërorë, ekonomistë, bankierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me fokus në diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare.

Në kuadër të agjendës, Sali do t’i drejtohet forumit si pjesë e një paneli diskutimi, ku do të trajtohen çështje kyçe si ndryshimet klimatike, konfliktet globale dhe përkujdesja sociale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e këtyre sfidave.



Të ndryshme
Më shumë
AUV: Sekuestrohen 500 kg produkte te Bit Pazari dhe asgjësohen 150 kg mish i skaduar në Gostivar29 September 2026
Kosova rrezikon të humbasë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes21 May 2026
Gruaja nga Shqipëria e rreh kosovaren në Prishtinë 2 August 2021