ShowBiz
12 September 2026
Shkurte Fejza: Po presim që çlirimtarët të vijnë në shtëpitë e tyre

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ishte e pranishme sot në marshin e mbajtur në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Fejza uroi lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Sot kemi dalë sepse po urojmë që të jetë finalja. Pas një rrugëtimi të padrejtë, po presim që çlirimtarët të vijnë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ajo.

Marshi në Prishtinë u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe figurave publike, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Tirana e tejkalon dhe Milanon – Ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse28 October 2025
Pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Don Xhoni: Marre, liria jonë nuk është krim16 September 2026
Monomeri i klorur vinilit nga Ohis, gati për transport14 September 2020