Nga Vendi
14 September 2020
Monomeri i klorur vinilit nga Ohis, gati për transport

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është bërë transferimi i sigurt në një rezervuar të ri të monomerit të klorurit të vinilit që ndodhet në rrethin e ish-kompleksit industrial OHIS. Aktiviteti u realizua nga kompania “CURIUM” nga Franca, e cila është e specializuar në transferimin e mbetjeve të rrezikshme.

Pëson faza e transportit, për të cilën siç thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme që rezervuari me mbetje të rrezikshme të kalojë në vende të ndryshme për të arritur në destinacionin përfundimtar – Gjermani.

Pas përfundimit të aktivitetit të fundit për transferimin dhe paketimin e duhur të monomer klorur vinilit, si dhe eksportimin e tij në Gjermani, kompania e specializuar “SUEZ” (Sonderabfallgesellschaft mbH, Schkopau, Gjermani) do të asgjësojë mbetjet e rrezikshme.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se deri më 2 mars 2020, janë realizuar tre nga pesë eksportet e planifikuara të mbetjeve të rrezikshme. Rreth 55 nga 80 ton mbeturina të rrezikshme tashmë janë eksportuar dhe tashmë kanë mbërritur dhe janë dorëzuar te Valorek Services AG Basel, një incenerator në Zvicër ku do të asgjësohen në mënyrë të sigurt.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Negociatat politike me Sofjen do të vazhdojnë pas zgjedhjeve në Bullgari28 June 2021
Rama: S’kemi pse presim BE për të bashkëpunuar, konflikti Kosovë-Serbi nuk duhet ta mbajë peng rajonin 2 July 2021
Grubi uron fillimvitin shkollor me lutje dhe apel për kujdes ndaj shëndetit dhe përkushtim maksimal ndaj mësimit 1 September 2021