Nga Vendi
5 August 2026
Ahmeti vlerëson ambasadorin çek Ludva, thekson rëndësinë e integrimit evropian dhe Marrëveshjes së Ohrit

Ali Ahmeti ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik. Gjatë takimit, Ahmeti shprehu mirënjohjen për kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në bisedë u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ahmeti vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, respektimi i parimit të barazisë dhe përshpejtimi i reformave që lidhen me anëtarësimin në BE. Duke e falënderuar ambasadorin Ludva për angazhimin e tij gjatë mandatit, Ahmeti i uroi suksese në detyrat e ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës Çeke dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.



Të ndryshme
Më shumë
Rriten pagat në MPB, punonjësit përfitojnë shtesë lineare nga marsi31 March 2026
Ndryshon orari i transportit publik në Shkup për fundjavën20 March 2026
Kasami për Taravarin: Nuk e kemi nxjerr, por vetë ka dalë dhe ka shkuar te BDI30 April 2025