Nga Rajoni
25 January 2026
Gjykata në Prizren cakton paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim zgjedhor dhe ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot katër seanca dëgjimore dhe ka vendosur masën e paraburgimit për 23 persona, nën dyshimet për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor. Sipas vendimit të gjyqtarëve të procedurës paraprake, 21 të pandehur janë dërguar në paraburgim njëmujor për dyshime për falsifikim të rezultateve të votimit. Ndërkohë, ndaj dy të pandehurve të tjerë është caktuar paraburgimi për falsifikim votash, marrje dhe dhënie ryshfeti si dhe kanosje. Gjykata thekson se vërtetësia e këtyre dyshimeve do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.



Të ndryshme
Më shumë
Projektligji për kredinë 260 milionë euro kalon në komision mes akuzave për shkelje të rregullores21 May 2026
Transportonte ilegalisht 64 migrant, vozitësi braktis maunën dhe largohet nga vendi i ngjarjes23 June 2020
A u mashtrua nga menaxheri? Nora flet pas lajmeve për të 9 October 2026