Nga Vendi
27 January 2026
Dy persona në RMV nën kallëzim penal për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe mashtrim

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave, për shkak se dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “mashtrim”.
 

“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër K.D. (55) nga Josifova për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe kundër Z.M. (51) nga Strumica për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “mashtrim”.

I denoncuari i dytë Z.M. gjatë vitit 2022 i ka dhënë autorizim një personi tjetër për shitjen e pasurisë së tij të patundshme, edhe pse më parë kishte dhënë deklaratë se nuk do ta tjetërsonte, ta linte peng ose në ndonjë mënyrë tjetër ta vinte në dispozicion pa pëlqimin me shkrim të përfituesit (remitentit) të kredisë.

Pas kësaj, personi ka lidhur kontratë për shitjen e pasurisë së patundshme me babanë e tij, ndërsa përmes noterit është bërë vërtetimi ose solemnizimi i kontratës dhe e njëjta është proceduar në mënyrë elektronike në Njësinë e Kadastrës së Pasurive të Patundshme për regjistrimin e ndryshimit. Ndërsa, e denoncuara e parë K.D., si referente e pavarur për çështje gjeodezike, ka bërë një ndryshim në kadastër, gjegjësisht parcela e kontestuar iu kthye pronarit të mëparshëm, gjegjësisht të denoncuarit të dytë Z.M.”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Panovski: Mbajtja e maskës në male dhe fusha nuk ishte aq e marrëzishme, por mund të ketë edhe më të marrëzishme20 August 2021
Aleanca për Shqiptarët akuzon për heqjen e gjuhës shqipe nga faqja e institucionit, kërkon reagim urgjent17 April 2026
Vlora Çitaku kritikon Kurtin për pritjet e mërgimtarëve në kufij: “Mërgata ka nevojë për shtet që vepron” 2 August 2026