Nga Vendi
6 February 2026
Revokohen 18 licenca të prodhuesve të marihuanës mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se nga gjithsej 60 leje të dhëna për kompanitë që merren me prodhimin e marihuanës mjekësore, 18 prej tyre janë marrë për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale ligjore. Duke komentuar aksionin e Policisë në Shkup dhe Strumicë, ku u sekuestruan sasi të mëdha marihuane, Aliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kompetencë për mënyrën se si droga ka dalë jashtë objekteve të prodhimit. Sipas tij, kjo çështje është në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa MSH kryen kontroll të rregullt përmes inspektorateve dhe raporteve periodike të parashikuara me ligj.



Të ndryshme
Më shumë
Aliu paralajmëron digjitalizimin e plotë të evidencave shëndetësore 6 March 2026
Masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore për 10 deri në 15 % filloi nga sot15 August 2025
Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon ndryshime ligjore për të luftuar dhunën ndaj grave13 March 2026