Nga Bota
6 February 2026
Trump ndez polemika me video të krijuar nga AI ndaj Obamëve, republikanët e dënojnë ashpër

Donald Trump është rikthyer në qendër të kritikave pasi ka publikuar në platformën e tij Truth Social një video të krijuar përmes inteligjencës artificiale, e cilësuar si me prapavijë raciste. Në pamje shfaqen fytyrat e Barack dhe Michelle Obama të montuara mbi trupat e majmunëve, në një video që lidhet me pretendimet e Trump për manipulime në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Montazhi njëminutësh, i fokusuar në akuza për tjetërsime votash në Michigan, ka ngjallur reagime të forta edhe brenda radhëve republikane. Llogaria në X “Republikanët kundër Trump”, me rreth një milion ndjekës, e ka dënuar veprimin duke shkruar: “Kjo gjë thjesht nuk ka fund”.

Reagime ka pasur edhe nga demokratët. Zyra e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, e cilësoi publikimin si “sjellje të neveritshme”, duke theksuar se çdo republikan duhet ta denoncojë. Edhe pse Barack Obama ka lënë Shtëpinë e Bardhë para nëntë vitesh, Trump vazhdon ta përfshijë çiftin Obama në sulmet e tij ndaj demokratëve.



Të ndryshme
Më shumë
Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës21 October 2021
Filipçe: Deri në fund të muajit do të mbërrijë një sasi e konsiderueshme e vaksinave kineze22 June 2021
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që … 8 May 2025