Nga Vendi
20 July 2020
Prokuroria nis hetimet për organizimin e ahengjeve në Prilep

Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka nisur hetimet në bazë të denoncimeve kundër një objekti hotelierik në Prilep, ku sipas denoncimeve në orët e mbrëmjes së 18 korrikut janë organizuar ahengje zbavitëse ku kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe masat për mbrojtje në kushte kur është shpallur gjendje pandemie si pasojë e Covid-19.

“Duke u bazuar në lëndën e formuar, prokuroria përkatëse ka dhënë urdhër për vërtetim të gjendjes faktike si dhe të përgjegjësisë penale, si dhe për sigurimin e fakteve”, informojnë nga PTHP.

Nga PTHP njoftojnë se të pronarët dhe organizatorët dyshohet se kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.



Të ndryshme
Më shumë
Vetura merr flakë në lëvizje në autostradën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar (foto)27 June 2020
Çun Lajçi me kritika për Kurtin, thotë se s’po dihet cili është hajni i madh e cili hajni i vogël 9 September 2021
Vuçiq i ofron ndihmë Zaevit për Tetovën 9 September 2021