Nga Rajoni
15 October 2025
Ursula von der Leyen: Kosova të forcojë institucionet dhe të ulë tensionet

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës të vazhdojnë ndërtimin e institucioneve të forta dhe të ulin tensionet në vend.

Në një postim në platformën X, ajo theksoi se e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, por Kosova duhet të përmbushë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes.Deklarata e saj vjen pas kritikave të BE-së ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për mbylljen e disa zyrave që funksiononin sipas sistemit të Serbisë në veri të vendit.Von der Leyen u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, pa deklarata për media pas takimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Në Mykonos u pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që u fotografua me Grenell 6 August 2021
Rivaldo ‘lëshon bombën’: Messi mund të ribashkohet me Guardiolan te Man City ose të luajë me Ronaldon te Juventusi 4 July 2020
Nedellkov: Digjitalizimi është punë e mirë, por librat nuk duhet të ndalohen për përdorim13 October 2021