Nga Vendi
8 February 2026
Elisa Spiropali mbështet studentët shqiptarë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Elisa Spiropali ka reaguar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe. Ajo ka përgëzuar angazhimin qytetar të studentëve dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre, duke theksuar se kjo e drejtë është e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Spiropali ka vlerësuar gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, në veçanti të Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Zëvendëskryeministrit Arben Saliu, për ta trajtuar çështjen me seriozitet dhe në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të vendit.

Sipas saj, dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respektimi i të drejtave janë rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike në shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë vendosi: Derivatet do të shtrenjtohen me 3,5 denarë24 June 2021
Regjistrimi i diasporës, prin Zvicra dhe Gjermania30 September 2021
E keni parë shumë rrallë, ky është vëllai i vetëm i Rita Orës23 June 2021