Nga Vendi
10 February 2026
Bekim Fazliu: Gjykimi ndaj UÇK-së është padrejtësi dhe maskarallëk juridik ndërkombëtar

Lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mënyrën se si po interpretohet lufta për çlirimin e Kosovës, ka reaguar edhe një nga drejtuesit e Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu.

Në një prononcim të publikuar në rrjetet e tij sociale, Fazliu e ka cilësuar luftën e UÇK-së si një akt thelbësor të drejtësisë historike, duke e konsideruar procesin aktual gjyqësor si thellësisht të padrejtë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një ndër aktet më të fuqishme të drejtësisë. Gjykimi i saj sot përbën akt padrejtësie, turp dhe maskarallëk juridik ndërkombëtar, që duhet të marrë fund!”, ka shkruar Fazliu.

Sipas tij, lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte vetëm në shërbim të shqiptarëve, por kontribuoi në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb.

“Lufta e Kosovës nuk solli paqe dhe drejtësi vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë qytetarët e saj. Këtë paqe dhe drejtësi sot e gëzojnë edhe serbët e Kosovës”, thekson ai, duke shtuar se këto të drejta sot gëzohen në nivel më të lartë sesa nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe madje edhe nga vetë serbët në Serbi.

Në deklaratën e tij, Fazliu vendos theks të veçantë edhe te ndikimi i vazhdueshëm i regjimeve autoritare në Serbi dhe roli i Rusisë në Ballkan, duke e parë Kosovën si faktor kyç të stabilitetit rajonal.

“Kosova e lirë dhe e fuqishme është garanci për paqe në Ballkan. Ajo mbetet shpresa për liri, drejtësi dhe stabilitet në të gjithë rajonin”, përfundon Fazliu.

Deklarata e tij interpretohet si një qëndrim i fortë politik dhe moral në mbrojtje të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë ndërkombëtare, për të cilën ai vlerëson se po rrezikon të rishkruajë historinë e një lufte që solli liri dhe paqe.



Të ndryshme
Më shumë
Bujar Osmani thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja kuvendare19 October 2021
Filloi fushata zgjedhore në Maqedoni, të gjitha partitë të bindura në fitore28 September 2021
Një kosovar bëri 28 ditë rrugë me biçikletë për të ardhur nga Gjermania 8 July 2021