Nga Vendi
12 February 2026
Ambasada e Shqipërisë reagon ndaj spekulimeve: Takimi i Presidentit me partitë shqiptare në RMV, veprim thjesht institucional

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ka dalë me një sqarim zyrtar për opinionin publik lidhur me vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Shkup dhe kërkesën për takim me përfaqësuesit politikë shqiptarë.

Në reagimin e saj, Ambasada thekson se:

“Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka përcjellë, në emër të Presidentit, kërkesën për organizimin e një takimi në ambientet e Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare.”

Më tej në sqarim nënvizohet se bëhet fjalë për një procedurë të rregullt diplomatike:

“Bëhet fjalë për një veprim krejtësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme të organizimit të takimeve në nivel të lartë.”

Ambasada hedh poshtë çdo pretendim për prapavijë politike apo motive të tjera, duke theksuar se:

“Çdo interpretim tjetër që i atribuon këtij procesi motive apo qëllime të ndryshme nga ato zyrtare është i pabazë. Ambasada mbetet e përkushtuar ndaj korrektësisë institucionale, transparencës dhe respektit për të gjitha palët.”

Ky reagim vjen pas interpretimeve të ndryshme në opinion lidhur me natyrën e takimit, ndërsa Ambasada e Shqipërisë kërkon që procesi të trajtohet në kuadër të standardeve të zakonshme diplomatike.



Të ndryshme
Më shumë
Eurodeputeti bullgar: Bullgarët diskriminohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni17 September 2021
Gazetari i njohur kroat: Përshëndetje serbëve që më kërcënuan, rroftë Kosova dhe heronjtë e UÇK-së23 June 2021
Trump hedh dyshime për gjendjen e Mojtaba Khameneit, raportohet për lëndime gjatë sulmeve16 March 2026