Nga Rajoni
3 August 2021
Musliu: Edhe fëmija në djep, e di që Qeveria Kurti është dështim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur demagog dhe diferencues politik kryeministrin Albin Kurti

Këto deklarata Musliu i ka bërë në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti.

“Një kryeministër që pa fije turpi, familjarët tonë i kategorizon si gjymyshgji dasmash, kurse familjarët e bashkëpartiakëve të tij si ekspertë eksellentë të të gjitha fushave. Pra kemi të bëjmë me një demagog dhe diferncues të tmerrshëm politik“, ka thënë Musliu në seancë.

“Albin Kurti gjatë fushatës thoshte se ai do të ishte kryeministri që do të jetonte njëjtë si pjesa dërmuese e qytetarëve, kurse militantët e tij propagandonin jetesën e tij në një banesë me qira, si veti dalluese nga kryeministrat tjerë, kurse sot kemi një kryeministër që banon në një alamet shtëpi me një qera të kontestueshme”, ka thënë Musliu.

Ajo është shprehur se Qeveria Kurti është një dështim, dhe këtë sipas saj e di edhe një fëmijë në djep.



Të ndryshme
Më shumë
Ndërron jetë mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi28 June 2020
Bearti vozit me shpejtësi marramendëse me “BMW”, në Tunelin e Kalimashit11 February 2021
Gruaja merret peng nga turma në Pakistan, i grisin rrobat, e prekin seksualisht teksa bënte video për TikTok26 August 2021