Nga Vendi
12 February 2026
Limani sfidon Besën: “Nuk mbaj samarin e askujt, pres me padurim vendimin e Kuvendit”

Ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj partisë së tij amë, Lëvizjes Besa, në një prononcim ekskluziv për Televizionin Shenja. Ai ka lënë të kuptohet se është i gatshëm për çdo vendim që mund të merret ndaj tij, duke theksuar se nuk është i gatshëm të “mbajë samarin e të tjerëve”.

“Kam heshtur sepse jam i matur, por nuk duroj dot të mbaj samarin e të tjerëve. Unë kam dëshmuar veten me punë dhe projekte konkrete, prandaj edhe nuk mund të mbuloj dështimet e askujt. Në radhë të parë është interesi i përgjithshëm. Qëndroj në anën e profesionistëve që janë shtypur e shkelur vetëm pse nuk kanë pasur mbështetjen e duhur”, deklaroi Limani.

Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pasi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, hodhi akuza të përgjithshme ndaj disa funksionarëve të partisë, pa përmendur emra konkretë, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e funksionimit të brendshëm.

Sonte pritet që Kuvendi i Lëvizjes Besa të marrë një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e rrugëtimit politik të partisë, ndërsa Limani ka bërë të qartë se e pret këtë vendim “me padurim”, duke sinjalizuar një përplasje të hapur brenda subjektit politik.



Të ndryshme
Më shumë
LDK propozon Osmanin për presidente, vendimi mbetet në dorën e Kurtit25 April 2026
Lëvizja Besa e caktoi kandidatin për kryetar të Strugës 1 September 2021
Pendarovski: Problemi Kosovë-Serbi po na mban të bllokuar si rajon22 June 2020