Nga Vendi
14 February 2026
Mickoski: Reformat e Maqedonisë drejt BE-së të maten me kritere dhe jo me politika ditore

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Mynihu tha se Maqedonia mbetet në kursin evropian, por kërkon një proces dinjitoz.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih filloi dje, ku udhëheqësit dhe vendimmarrësit diskutojnë rreziqet e sigurisë dhe realitetin e ri gjeopolitik. 

Ideja se "rendi botëror i bazuar në rregulla" po pëson goditje serioze dhe Evropa duhet të përshtatet me një pjekuri më të madhe strategjike, tha Mickoski. 

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Mickoski hapi temën e integrimit evropian, por me një vijë të qartë: reformat duhet të maten me vlera dhe kritere, jo me bllokada politike ditore. 

Kancelari gjerman Merz tha se çshtë i gatshëm të mbështesë pranimin e anëtarëve të rinj, gjë që forcon shpresën për një momentum më të shpejtë politik në BE.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti kujton 45-vjetorin e demonstratave të vitit 198111 March 2026
iPanairi - Panairi i Librit Tetovë - Platforma e parë Shqiptare ofron Panairin e Librit online 2 February 2021
Bisedimet për qeverinë e re, larg syve të opinionit29 July 2020