Nga Rajoni
16 February 2026
Kurti pret Ramën në Prishtinë: “Me mandate të ripërtërira, t’i shërbejmë më shumë kombit”

Në prag të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Gjatë takimit, Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të marrëveshjeve ekzistuese mes dy vendeve.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë,” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se mandatet e ripërtërira të të dy qeverive duhet të shfrytëzohen për të intensifikuar bashkëpunimin ndërshtetëror në funksion të qytetarëve.

“Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë,” deklaroi ai.

Takimi vjen në një moment simbolik për shtetin e Kosovës dhe rikonfirmon angazhimin për koordinim më të ngushtë mes Prishtinës dhe Tiranës në përballje me sfidat e përbashkëta.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: 10 me 1 në komunat e fituara në rrethin e parë është raporti i OBRM-PDUKM-së me LSDM-së24 October 2025
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj infektohet me Covid-1928 July 2020
Carovska: S’ka indikacione për ndryshim të modelit në mësimdhënie15 September 2021