Nga Vendi
17 February 2026
Siljanovska-Davkova uron Kosovën për 18-vjetorin: “Pres thellimin e partneritetit dhe integrimin evropian”

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka uruar Republikën e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, duke shprehur mbështetje për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe qetësi institucionale.

Në mesazhin e saj urues, ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përkushtimin e përbashkët drejt integrimit evropian të rajonit.

“Urime 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne ushqejmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe punojmë drejt përmbushjes së vizionit tonë të përbashkët për integrimin evropian të rajonit. Pres me padurim thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë në interes të qytetarëve tanë”, shkroi ajo.

Siljanovska-Davkova nënvizoi se raportet mes dy vendeve mbeten në frymë bashkëpunimi, me synim avancimin e agjendës evropiane dhe forcimin e lidhjeve në dobi të qytetarëve në të dy anët e kufirit.



Të ndryshme
Më shumë
Deri në fund të nëntorit duhet të bëhet pagesa e "TVSH-ja ime" për tremujorin e tretë 4 November 2026
Ambasada e Shqipërisë në Kanada forcon bashkëpunimin me juristët shqiptarë16 March 2026
Filipçe: Përmirësohet gjendja me pandeminë në rajonin e Pollogut 6 September 2021