Sport
20 July 2020
Ronaldo dhe Juventus dhurojnë fanella të nënshkruara për mjekët që kanë shkuar nga Kuba në Torino për luftuar kundër pandemisë COVID-19

Vende në të gjithë botën janë ende duke luftuar pandeminë e coronavirusit, që për disa javë bllokoi jetën normale.

Derisa po punohet kohëve të fundit që të kthehet në jetën normale, sakrificat e bëra nga ata që janë në vijën e parë nuk duhet të harrohen.

Futbollistët po tregojnë mbështetjen e tyre edhe për punëtorët e vijës së parë, mjekët dhe infermierët. Shumë prej tyre kanë dhuruar para për bamirësi, por edhe medikamente të nevojshme për ta përballur virusin.

Cristiano Ronaldo dhe Juventus kanë shkuar një hap më tej këtë javë, duke befasuar një ekip të mjekëve nga Kuba që punojnë në Torino, duke iu dhuruar fanella të nënshkruara.

Italia ishte vendi që u godit shumë nga coronavirus dhe atë shumë herët, ndërsa klubi i Serie A ka vendosur që në shenjë falënderimi dhurojë disa dhuratave shumë të veçanta.

“Klubi italian i futbollit Juventus dërgoi fanella të ekipit të nënshkruar nga i yllit i tyre, Cristiano Ronaldo për çdo mjek kuban që punon në Torino për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit”.

“Ronaldo dhe trajneri i ekipit, Maurizio Sarri donin t’i falënderonin ata personalisht, por kufizimet e COVID-19 e bënë të pamundur”, thuhet në një postim nga Cuba Solidarity.

Çfarë gjesti i mrekullueshëm.

Sipas The Sun, grupe mjekësh nga Kuba janë vendosur në të gjithë botën – në 35 vende të ndryshme – për të ndihmuar në trajtimin e coronavirusit.

Disa u dërguan në Torino pasi ky qytet u godit veçanërisht nga shpërthimi dhe për këtë Ronaldo ua ka dërguar fanellat me nënshkrimin e tij.

Por kjo nuk është e vetmja gjë pozitive që CR7 ka bërë gjatë pandemisë. Sipas The Sun, ai dhuroi mbi 4 milionë euro të pagës së tij për të ndihmuar Juventusin të qëndronte stabil me financa.

Po ashtu ai dhe agjentin i tij, Jorge Mendes dhuruar 1 milion euro për spitalet në Portugali për të luftuar virusin. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Ama sot ti nuk je…”, a e ka me Borën apo Beatrixin Donaldi?18 March 2022
Qeveria e re e Malit të Zi e shënon Kosovën me fusnotë 8 December 2020
Teuta Arifi: Institucionet të bëjnë punën sa më shpejt për të zbardhur rastin 9 September 2021