Nga Rajoni
18 February 2026
Gjilani feston 18-vjetorin e Pavarësisë me koncert madhështor dhe emocione të papërsëritshme

Në një sallë të mbushur plot dhe nën emocione të forta patriotike, u mbajt Koncerti Solemn në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mbrëmja artistike solli një ndërthurje të muzikës klasike, baletit dhe fjalës artistike, duke e kthyer këtë përvjetor në një festë të vërtetë kulturore.

Koncerti u hap nga balerinët e Baletit të Kosovës, Isa Gjocaj dhe Jeta Musolli, me uverturën “Goca e Kaçanikut”, ndërsa Kori “Akapella” dhe Shkodran Tolaj interpretuan Himnet Kombëtare. Gjatë mbrëmjes u përkujtuan heronjtë Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani dhe Kadri Zeka, si dhe të gjithë dëshmorët e luftës.

Në skenë u interpretuan veprat “Unë, biri yt” dhe “Legjendat këndoja me mall” të Sami Piraj, ndërsa Llesh Nikolla u mirëprit me këngën “Zgjohu Kosovë”. Formacionit “Besiana dhe të Mirët e Kombit” iu bashkua baritoni i njohur nga Shqipëria, solist i Teatrit të Operës dhe Baletit, Armando Likaj, i cili interpretoi dy vepra të repertorit shqiptar.

Pianistja dhe profesoresha universitare Rudina Ciko mbajti me profesionalizëm peshën muzikore të koncertit, ndërsa studentët Florentina, Blendi, Arbri, Ziki, Albani, Ismeti, Anida, Ajla dhe Rinesa, nën dirigjimin e Prof. Dr. Arifikmet Xhemaili, shkëlqyen me veprën “Bie një lodër” dhe “Këngë moj”.

Koncerti kulmoi me këngët “Të uroj Kosovë, gëzuar Pavarësia”, “Fjalët e Qiriut” dhe “Kosova, Kosova”, interpretuar nga Shkodran Tolaj, duke ngritur në këmbë të gjithë sallën. Atmosferës festive iu shtua edhe instrumentisti Ardit Rexhepi me daullen simbolike të kushtrimit.

Në këtë mbrëmje të veçantë ishte i pranishëm edhe maestro Zhani Ciko. Organizatorët falënderuan Komunën e Gjilanit, Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport dhe drejtorin Kushtrim Zeqiri, si dhe mbështetësit “Hotel Pojata”, “Bujana”, Anton Nikolla, Afrim Veliu, Kujtim Sadriu, “Yllka Glam” dhe Kimete Haxhimurati Gashi.



Të ndryshme
Më shumë
Kërcënim për bomba në “East Gate” dhe “Diamond”, policia në terren19 April 2026
Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare12 July 2020
Studimi i fundit: Nuk ka asnjë provë që paracetamoli gjatë shtatzënisë shkakton autizëm te fëmijët11 November 2025