Nga Vendi
20 February 2026
Rritet paga mesatare në 46.889 denarë – Transporti dhe Bujqësia me rritjen më të madhe

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në dhjetor të vitit 2025 ka arritur në 46.889 denarë, duke shënuar rritje prej 7,6 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pagave në disa sektorë kyç të ekonomisë. Rritja më e lartë është regjistruar në sektorin e Transportit dhe magazinimit me 13,4 për qind, pasuar nga Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi me 10,9 për qind, si dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe Arsimi me 9,7 për qind.

Krahasuar me muajin paraprak, rritje e pagës mesatare mujore neto është vërejtur në Transport dhe magazinim për 12,8 për qind, në Miniera dhe gurore për 9,0 për qind dhe në Ndërtimtari për 7,0 për qind.

Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto në dhjetor të vitit 2025 ka arritur në 70.520 denarë, duke reflektuar trendin rritës në tregun e punës.



Të ndryshme
Më shumë
Debat për përfaqësimin, akuza për përjashtim të shqiptarëve në sektorin e sigurisë 3 April 2026
Gaz lotsjellës, “Kosovska” dhe “Kallashnikov”, krejt çka ndodhi në koncertin e Goran Bregoviq në Korçë23 August 2021
Vjena stoliset me flamuj të Kosovës para takimit të Vjosa Osmanit me liderët e Austrisë22 June 2021