Nga Vendi
23 February 2026
Gara për Kryeprokuror: Mickoski përjashton Ristoska-n, topi tani në fushën e Qeverisë

Shkup – Mendimi i Këshilli i Prokurorëve Publikë për zgjedhjen e Prokurorit të ri Shtetëror ka mbërritur në Qeveri, ndërsa pritet që ekzekutivi të vendosë se cilin kandidat do ta dërgojë për votim në Kuvend.

Në listën e propozuar janë katër emra: Lençe Ristoska, Anita Topolova-Isajllovska, Lidija Raiçeviq dhe Nenad Saveski. Ndërkohë, nga gara është tërhequr ish-gjyqtari Vladimir Pançevski.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar publikisht se jo të gjithë kandidatët janë në garë, duke përjashtuar në mënyrë të qartë Ristoska-n. “Absolutisht jo të gjithë janë në garë dhe qëndrimi im lidhur me atë emër është absolut se ai emër nuk është në garë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Ristoska reagoi duke theksuar se zgjedhja duhet të bazohet në cilësi dhe jo në përshtatshmëri politike.

Pas dorëheqjes së parevokueshme të Ljupço Kocevski në dhjetor, Qeveria duhet të propozojë një emër në Kuvend, ku për zgjedhjen e Prokurorit të ri Shtetëror nevojiten të paktën 61 vota.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e veriut: statistikat në 24 oret e fundit 16 July 2020
Nesër në Tetovë do të shfaqet filmi “Pasaporta” nën regji të Eduart Grishaj 5 May 2025
Kosova synon stadium të ri kombëtar pas kërkesës rekord për bileta 2 April 2026