Nga Vendi
23 February 2026
VMRO-DPMNE sulmon LSDM-në pas paraburgimit shtëpiak për Grubin: “Drejtësia të jetë joselektive”

Shkup – Pas vendimit të Prokurorisë që Artan Grubi të dërgohet në paraburgim shtëpiak, ka reaguar VMRO-DPMNE, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë joselektive dhe përfundimtare.

Nga partia në pushtet theksojnë se vendimi është kompetencë e prokurorisë, të cilën e cilësojnë si institucion me “2 për qind besueshmëri”, duke shtuar se përgjegjësia për gjendjen në sistemin e drejtësisë bie mbi Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).

Në reagim, VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për jokonsistencë politike dhe panik, duke pretenduar se Grubi mund të zbulojë, siç thuhet, “krime ortake” të qeverive të mëparshme. Sipas tyre, rasti nuk duhet të ketë standarde të dyfishta dhe të gjitha pretendimet duhet të adresohen përmes institucioneve kompetente.

Reagimi vjen në një moment tensionesh politike, ndërsa çështja e Grubit vazhdon të jetë në fokus të debatit publik.



Të ndryshme
Më shumë
Dita e Pavarësisë, disa rrugë të Shkupit sot të mbyllura për qarkullim 7 September 2021
Graniti ia thotë hapur Fifit që e pëlqen: Nuk të shoh si shoqe ose motër12 October 2021
Kuvendi sot pritet t’i votojë zv/ministrat22 September 2020